Lajme

Mbrojtja e Pantiqit do të kërkojë masë edhe më të butë se arresti shtëpiak

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 05 January 2023

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak të Dejan Pantiqit edhe për dy muaj, dhe duke pasur parasysh rrethanat, gjykata me shumë gjasa do ta pranojë një kërkesë të tillë, ka thënë për mediumin serb “Kosova Online” avokati Ljubomir Pantoviq.

Siç ka thënë Pantoviq, mbrojtja e Pantiqit do të paraqesë kërkesë për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masë më të butë, pra që klienti i tij të lirohet nga burgu me kusht që të paraqitet në stacion policor.

“Nisur nga reagimet pas vendimit të arrestit shtëpiak për Pantiqin dhe nga përvoja ime, besoj se gjykata do ta pranojë kërkesën e prokurorisë dhe më së voni deri më 9 janar do të vendosë për të”, thotë ai.

-Advertisement-

Avokati Pantoviq po ashtu thekson se me Pantiqin është takuar disa herë që nga transferimi i tij në arrest shtëpiak.

“Unë kam të drejtë për këtë si mbrojtës i tij. Ai është ende i mërzitur dhe mendërisht jo në gjendjen më të mirë. Megjithatë, 18-19 ditët që kaloi në komisariatin e improvizuar pranë Jarinjes, ku u ndalua, lanë gjurmë. Por është shumë më mirë se sa ishte”, thotë Pantoviq.

Pantiq u arrestua më 10 dhjetor, pasi dyshohej se e kishte organizuar një sulm, i cilësuar terrorist nga autoritetet, ndaj zyrtarëve zgjedhorë dhe policorë të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera