Lajme

Mbrojtja e Gucatit e Haradinaj diskutojnë lidhur me hetimet e tyre, njëri nga ta thotë se veçse gjendet në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 30 April 2021

Në konferencën e katërt mbi ecurinë e çështjes gjyqësore, ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj, mbrojtja ka diskutuar lidhur me hetimet e saj.

Avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka thënë se siç kanë thënë në konferencat e tjera kanë vënë në dukje dhe kanë bërë përshkrim të hetimeve të tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata vendos për gjilanasin që ia theu kockat një personi me pushkë

-Advertisement-

“Ne kemi një afat kohor për të kryer hetimet dhe për të respektuar afatet e kalendarit të konsoliduar. Si kundër kemi thënë në përgjigjen me shkrim aktualisht parashikojmë tu përmbahemi afateve të mbetura në kalendarin e konsoliduar për të respektuar afatin për të paraqitur dosjen paraprake dhe të jemi gati për gjyq siç kemi thënë në parashtrimet në shkrim në fillim të gushtit. Në këtë fazë siç kemi thënë në parashtrimet tona besoj do jemi në gjendje tu përmbahemi afateve”, ka thënë ai.

Kurse, mbrojtja e Haradinaj, kanë deklaruar se edhe ata kanë të njëjtin qëndrim.

“Parashikojmë të bëjmë një mision të përbashkët me ekipin tjetër në maj, unë aktualisht ndodhem në Kosovë dhe presim të jemi në kohë me kusht që të zgjidhen çështjet që ngriti Reese”, ka thënë ai.

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale. Z. Gucati dhe z. Haradinaj bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara. Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së.”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Në bazë të Ligjit, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion që të gjykojnë individë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë kur këto vepra penale kanë të bëjnë me procedurat zyrtare dhe zyrtarë të Dhomave të Specializuara.”, thuhej tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera