Uncategorized

Mbrojtja e biodiversitetit, përgjegjësi për qytetërimin njerëzor

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 16 October 2021

Konferenca e 15-të e Palëve Nënshkruese të Konventës të Diversitetit Biologjik që përfundoi në Kunming të Kinës Jugperëndimore ishte një arenë e diskutimeve dhe e vendimamrrjeve të rëndësishme lidhur me këtë çështje. Kina po merr përherë e më shumë pozicionin e liderit drejtues në mbrojtjen e diversitetit bilogjik.

Samiti I Kunmingut u adresua si sfida për ndalimin e humbjeve të vazhdueshme të specieve e diversitetit gjenentik dhe dëmtimit të ekosistemeve si dhe në përcaktimin e rrugës së mirëqënies së njerëzimit për brezat e ardhshëm.

Kina është investuar fuqishëm në mbrojtjen e diversitetit bilogjik dhe në qeverisjen mjedisore duke arritur rezultate shumë të rëndësishme.

-Advertisement-

Arritjet jane disa, por veçohet drejtimi që ekonomia kineze po fokuset për zhvillimin e gjelbër me lëshim të ulët karboni, përpjekja për mbrojtjen dhe shumimin e pandave dhe vendosja si një prioritet kryesor në nismën e fuqishme “ Një brez, një rrugë” I faktorëve ekologjikë.

Vëmendja e Kinës për qytetërimin ekologjik mishërohet edhe në forcimin e mbrojtjes së diversitetit biologjik në ujrat bregdetare dhe ndërkombëtare. Filozofia udhëheqëse e Kinës për civilizimin ekologjik dhe Master Plani për Projektet Kryesore Kombëtare janë një bazë shumë e mirë dhe një garanci që jep Kina për Evropën dhe mbarë botën për çështjet e biodiversitetit.

Kina ka treguar se është e vetëdijëshme për nevojën e masave për mbrojtjen e diversitetit, që ndihmojnë sigurimin e ushqimit, njerëzit për t’iu përshtatur ndryshimeve klimaterike dhe në sigurimin e resurseve medicinale.

Humbja e habitateve dhe degradimi I natyrës për shkak të aktivitetit të njeriut në Kinë është luftuar me projekte të ndryshme konservimi për biodiversitetin dhe ekosistemin. Investime të tilla strategjike kanë sjellë një ndërgjegjësim të shtuar përsa i përket konservimit të biodiversitetit.

Në linjë me zotimet në rang global, Kina formuloi një politikë në nivel kombëtar: Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Ruajtjen e Biodiversitetit(2011-20130).

Kjo u konceptua si një sistem ligjor për ruajtjen e biodiversitetit dhe një mekanizëm për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve biologjike, dhe mbrojtja e biodiversitetit ka arritur të prekë ndërgjegjshmërinë e vendasve .

Metodat më të përhapura dhe më të zakonëshme përfshijnë krijimin e rezervave natyrore, zbatimin e mbrojtjes së pyjeve dhe kthimin e tokës djerrë në kullota. Kina ka 2740 rezerva natyrore, duke mbuluar 15 % të masës tokësore.

Sistemi i ri i parqeve është përpiluar për të shpëtuar florën dhe faunën, duke e bërë Kinën një shembull modern global. Kina ka përparuar me shpejtësi në zhvillimin e saj të gjelbër financiar të tregjeve.

Deri në vitin 2020, kreditë e gjelbëra dhe obligacionet e gjelbëra arritën në 1.8 miliardë dollar amerikanë.

Bashkimi Europian ka qënë përherë me shumë zë për çështjet e divesitetit dhe duket se i ka shpeshtuar për këtë arësye, diskutimet me Kinën. BE-ja dhe Kina, mbeten dy prej zërave gjeopolitikë më të shqetësuar për krizën e biodivesrsitetit dhe nevojën për të përkthyer këtë shqetësim në aksione të mirëfillta për mbrojtjen dhe ripërtëritjen e tij. Ky shqetësim I përbashkët është pasuar nga një bashkëpunim më I madh, edhe në formën e konventave ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera