Lajme

Mbrojtja e Berishës thotë se pretendimet e Prokurorisë janë se avokati ka ndërhyrë në rastin “Brezovica”

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 13 July 2023

Avokati Besnik Berisha është ndaluar për 48 orë, pasi i njëjti bashkë me tre të tjerë: N.Xh., I.S., dhe R.C., u arrestuan nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Ushtrim ndikimi”, “Pengim i procedurës penale” dhe “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Në një prononcim për “Betim për Drejtësi”, mbrojtësi i Berishës, avokati Naim Rudari ka thënë se pretendimet e Prokurorisë janë se ndërlidhen me rastin “Brezovica”.

Rudari tha se dyshohet se i mbrojturi i tij ka ndërhyrë në rastin “Brezovica.

-Advertisement-

“Dyshimi për veprat penale sipas Prokurorisë ka të bëjë me rastin Brezovica”, tha ai.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të kontaktojë edhe me prokurorin e rastit, Rasim Maloku, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj, të enjten (13 korrik), njoftoi se katër të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksioni, ku janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë (6) personave të pandehur dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar katër (4) të dyshuar me inicialet N.Xh., B.B., I.S., dhe R.C., për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy