Sport

Mbrojtësi shqiptar e refuzon Juventusin

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 18 June 2018

Agjenti i Elseid Hysaj ka treguar se mbrojtësi shqiptar nuk e ka ndërmend të largohet nga Napoli, dhe ka zbuluar se Hysaj e ka refuzuar Juventusin në verën e kaluar.

Përfaqësuesi i Shqipërisë ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Chelsea, mirëpo edhe nëse Maurizio Sarri shkon në Chelsea duket se në fund Hysaj do të mbetet në Napoli.

“Para se të fillojnë pushimet ai ka qenë i qartë me vendimin e tij: nuk dua të largohem nga Napoli”, tha për Il Mattino, agjenti Mario Giuffredi.

-Advertisement-

“Një vit më parë më tha që t’i injoroj ofertat nga Juventusi për shkak se dëshiron ta fitojë ‘Scudetton’ me Napolin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera