Sport

Mbrojtësi kuqezi në objektivin e “Zonjës së Vjetër”

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 13 November 2019

Juventusi raportohet se po përgatisin lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Willian dhe mbrojtësin shqiptar të Veronas, Marash Kumbulla.

Kontrata e Willianit skadon në fund të sezonit dhe Corriere dello Sport pretendon se drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici synon një marrëveshje me çmim të ulët për brazilianin në janar.

Vetëm dje, ish-trajneri i Shakhtar Donetsk, Mircea Lucescu, sugjeroi se 31-vjeçari do të ishte një nënshkrim “ideal” për skuadrën e Maurizio Sarrit.

-Advertisement-

Willian luajti nën drejtimin e Sarrit në Chelsea sezonin e fundit, duke ndihmuar Blutë të fitojë trofeun e Ligës së Evropës, dhe mund të luajë kudo në vijën e sulmit.

Në anën tjetër, Romeo Agresti i Goal.com shkruan se shqiptari i talentuar, Marash Kumbulla është gjithashtu në listën e tyre të synimeve.

19-vjeçari do të ishte transferim për të ardhmen, megjithëse ai tashmë ka luajtur nëntë herë për Verona këtë sezon.

Ai gjithashtu është ftuar nga kombëtarja e Shqipërisë dhe Paratici thuhet se fituar përshtypje të mëdha për mbrojtësin e ri shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera