Sport

Mbrojtësi i Bournemouth vjen me pritjen e sezonit, por që përjashtohet me të kuq

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 18 January 2020

Mbrojtësi i Bournemouth, Steve Cook, ka bërë pritjen e sezonit në duelin ndaj Norwich në Ligën Premier, por që u përjashtua nga gjyqtari kryesor i ndeshjes direkt me karton të kuq, pasi që pritja ishte bërë me dorë.

Në minutën e 31-të të ndeshjes Cook e ndaloi një goditje të sulmuesit Teemu Pukki që po shkonte drejt portës.

Fillimisht ndërhyrja e tij me dorë nuk u vërtetua nga gjyqtari kryesor, por pas shikimit të VAR, u vërtetua se mbrojtësi anglez e kishte prekur topin me dorë.

-Advertisement-

Images: Premier League

Por, Teemu Pukkin nuk e ndaloi të realizonte, teksa qëlloi nga penaltia e akorduar për Norwich, me rezultatin i cili mbeti i tillë gjatë gjithë ndeshjes. Mirëpo, pritja e Cook është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera