Sport

Mbrojtësi “hero”, barazon në ’95 dhe pret penallti në të ’99 (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 07 January 2019

Një ndeshje vërtet magjike, ku ai ishte “heroi”, ka qenë ajo e përballjes midis Çesterfild dhe Ebsflit, për mbrojtësin Will Evans.

Sfida është luajtur në divizionin e pestë anglez dhe mbrojtësi i Çesterfild, jo vetëm që shënoi në minutën e ’95, golin që çoi në barazimin 3-3, por gjithashtu priti edhe një penallti në minutën e 99-të.

Mbrojtësi shënoi me kokë dhe bëri që gjithë tifozeria vendase të shpërthente në festë për golin me vlerë 1 pikë, por magjia nuk u mbyll aty, pasi 4 minuta më vonë, Evans zëvendësoi portierin e ekipit të tij, për të pritur penalltinë që u akordua për miqtë.

-Advertisement-

Evans mori dorezat që la portieri, i cili doli me karton të kuq dhe u kthye në “engjëllin” mbrojtës të Çesterfild.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera