Lajme

Mbrohen në heshtje ish-ministrja Hoxha dhe të tjerët e akuzuar për korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 07 April 2023

Ish-ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha është mbrojtur në heshtje nga akuzat për korrupsion. Njëjtë kanë vepruar edhe dy ish-sekretaret e ministrisë, Demush Shala dhe Kushtrim Cakaj si dhe Fitim Mustafa e Nuhi Osmani.

Mbrojta në heshtje e pesë të akuzuarve ka ndodhur të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, në seancën e sotme kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Arben Hoti, ka aprovuar të gjitha propozimet për plotësim të provave të propozuar nga palët në seancën e 8 shkurtit.

-Advertisement-

Ndërkaq, mbrojtësja e të akuzuarit Kushtrim Cukaj, avokatja Albana Kelmendi lidhur me provat të cilat ishin në gjuhën angleze, ka deklaruar se tërhiqet nga propozimi për të njëjtat me arsyetimin se nuk kanë pasur mjete financiare për përkthimin e tyre në mënyrë zyrtare.

Seanca e fundit për këtë rast ishte mbajtur më 8 shkurt ku ishin propozuar prova të reja ndaj Hoxhës dhe të tjerëve.

Të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 1 shtator të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera