“As mbreti Zog nuk i sulmonte kundërshtarët e tij si Edi Rama”
Autori: Gazeta inFokus
08:44 | 14 July 2017
Lista e publikuar nga kryeministri Edi Rama ka nxitur reagime të shumta. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu në një intervistë për gazetën “Shekulli” deklaroi se kryeministri nuk ka asnjë kompetence të ndërhyje në pushtete të tjera. Ai i kujton kryeministrit se nuk është mbret por kreu u qeverisë që drejton veprimtarinë e ekzekutivit sipas ligjit sipas kushtetutës së Shqipërisë.
Abdiu i kërkon kryeministrit të mos hyjë në funksionet e SHIK-ut dhe organeve të tjera që janë të autorizuar të merren. Vendosjen në atë listë të profesor Mentor Petrela, thotë Abdiu është një turp për kryeministrin dhe për Shqipërinë që aspiron të integrohet në BE. Kushtetues kërkon nga kryeministri që të heq dorë nga denigrimi i njerëzve. “Kjo veprimtari është ndërhyrje në organet e tjera dhe mund të sjell rreziqe në funksionimin normal të organeve të shtetit të së drejtës”, tha Abdiu
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një listë me emrat e 100 zyrtarëve, prej të cilëve dhe shumë personalitete të njohura. Si e gjykoni këtë veprim të tij?
Dua ti kujtoj kryeministrit se Shqipëria është vend demokratik dhe pushtetet i ka të ndarë njësoj si të gjithë vendet e perëndimore. Jam i bindur që dhe ai që mori timonin për të drejtuar Shqipërinë ka shumë kundërshtarë. Po të kërkojmë opinionet kundër tij mund të dëgjojmë çdo ditë. Dhe denoncimet që bëjnë qytetarët nuk na jep të drejtë ta denigrojmë. unë dua të flas në parim dhe parimisht kjo veprimtari që ka bërë kryeministri është paragjykim që dëmton punën e mazhorancës. Kjo veprimtari është ndërhyrje në organet e tjera. Gjithashtu sjell rreziqe në funksionimin normal të organeve të shtetit të së drejtës. Unë jam i bindur që Europa kur ta marrë veshë këtë lojë do ta kundërshtojë patjetër. Insistoj se ky veprim mund të shtyjë për një vit bisedimet e Shqipërisë me Europën. Mendoj se kryeministri duhet të reflektojë se ka bërë dhe gabime të tjera konceptuale. Duhen reflektuar dhe për pasojat që sjellë. Ajo listë që ai e quan të pavlerë sot ka prekur qindra dhe mijëra familje në Shqipëri me apo pa të drejtë. Nëse do të ishte me të drejtë do të preknin organet kompetente që vepronin për këtë punë. Ndërsa gjithë të tjerat me pa të drejtë i ka prekur vetëm ai.
Prej tyre ka dhe emra të nderuar. Cili është reagimi juaj kur parë kur te ajo listë lexuat emrat e shumë personaliteteve të nderuara?
Profesor Petrela bënte një pasazh filozofik duke vendosur gjëra interesante në aspektin filozofik dhe unë nuk dua t’i shtoj asgjë atyre. Të vijë dita që të trajtohet profesor Petrela një personalitet i kalibrit ndërkombëtar nga disa ankesa të njerëzve unë themë që është një turp i madh për Shqipërinë. Nuk i dihet, mund të ketë dhe plot të tjerë.
Kryeministri thotë që kam një listë tjetër dhe nuk e sheh si të nxituar, është i bindur për atë që ka bërë…
Kryeministri nuk ka asnjë kompetence të ndërhyje në pushtete të tjera. Nuk është mbret por kryeministër që drejton veprimtarinë e ekzekutivit sipas ligjit sipas kushtetutës së Shqipërisë. Të mos hyjë në funksionet e SHIK-ut dhe organeve të tjera që merren me këto lloj punësh se dhe ata kur i paraqesin informacionet i verifikojnë dhe mbi të gjitha informacionet nuk denigrojnë njerëzit siç ka bërë ai më këtë listë. As mbreti Zot nuk e ka bërë këtë gjë ndaj kundërshtarëve të tij.
Në “listën e zezë” të Ramës, edhe një i vdekur
“Lista e zezë” e publikuar një ditë më parë nga ana e Edi Ramës, ka shkaktuar shumë polemika. Jo vetëm për faktin që Rama ka nxjerrë punonjës administrate të dyshuar për korrupsion pa u verifikuar, por edhe për çudirat. Një prej këtyre çudirave, është emri i 36 në listën e Ramës, që thuhet se është drejtor në Këlcyrë. Ai quhet Resul Llogo. Por, ky person nuk ekziston fare në Këlcyrë, madje sipas të dhënave, nuk ekziston as në gjendjen civile. Nga verifikimet e mëtejshme, bëhet fjalë për një emër të ngjashëm nga Gjirokastra, por që nuk jeton më. Ai ka qenë kryetar i Këshillit të Qarkut dikur, por tashmë ka vdekur. Me sa duket, stafi i Ramës nuk i ka bërë si duhet verifikimet e emrave të kësaj liste.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...

































