Lajme

Mbreti Charles shfaqet për herë të parë në publik

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 08 February 2024

Mbreti Charles u shfaq për herë të parë në publik që kur u njoftua se ai ishte diagnostikuar me kancer mbrëmjen e së hënës. Monarku dhe mbretëresha Camilla u fotografuan duke lënë shtëpinë e tyre në Londër, Clarence House, dhe duke shkuar për në Buckingham Palace.

Mediat britanike raportojnë se trashëgimtari i fronit britanik, Princi William i Uellsit, do të marrë përsipër disa nga detyrat publike të mbretit Charles III,. Sipas The London Times, princi, i cili synonte të bënte disa “pushime” të shkurtra tani është i detyruar të rikthehet në kryerjen e detyrave publike më herët se sa ishte planifikuar.

Referuar Daily Mail, Duka i Sussex, Princ Hary, i cili ka hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe ka jetuar në SHBA gjatë viteve të fundit, mbërriti në Aeroportin Heathrow duke udhëtuar gjatë natës për të vizituar babanë e tij në rezidencën e tij në Londër në Clarence House.

-Advertisement-

Harry është ndarë nga babai dhe vëllai i tij në tre vitet e fundit dhe në vitin 2023 ai publikoi një autobiografi në të cilën kritikon familjen mbretërore. Lajmin që mbreti i Britanisë së Madhe është prekur nga sëmundja e rëndë, e ka dhënë Pallati Mbretëror gjatë ditës së hënë.

Gjithashtu, Pallati Mbretëror deklaroi se Mbreti mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera