Lajme

Mbretëria Shqiptare reagon lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 21 July 2019

Lidhur me dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës së tij nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar, ka reaguar edhe Mbretëria Shqiptare.

Princi i Kurorës Leka II, ka vlerësuar se trimëria dhe guximi gjithnjë kanë qenë dhe mbeten tiparet më dalluese të Familjes Haradinaj, ndërsa është theksuar se ishte trishtues vendimi i Ramush Haradinajt për dorëheqje nga posti i kryeministrit.

”Si gjithnjë trimëria dhe guximi ka qenë dhe është tipari më dallues i Familjes Haradinaj dhe kur bashkohen me mençurinë i japin asaj përmasa kombëtare, madje edhe më gjerë, duke u bërë shembull frymëzimi për gjithë politikanët shqiptarë kudo që ata ndodhen.

-Advertisement-

Krenohemi me ty Ramush dhe na rritë ndjenjën e pergjegjësisë për detyrimet që ka çdo shqiptar për Atdheun dhe Kombin e tij.

E trishtueshme kur mësova për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj është një patriot i vërtetë dhe një hero kombëtar.

Me kënaqësi dhe besim të plot pres kthim të shpejtë të Kryeministrit Haradinaj ndërsa kërkon drejtësi në Hagë.

Jemi krenar për forcën e Kryeministrit tonë dhe ne ndajmë të njëjtën përgjegjësi për paqe dhe stabilitet pa marrë parasysh pengesat. Përpara me hapa të mëdhenj si dy shtete por të bashkuara si një komb, brenda një Europe të vetme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera