‘Mbretëria’ e politikanëve!
Autori: Gazeta inFokus
08:55 | 26 May 2017
Familjarët e politikanëve më me ndikim në Kosovë janë në listat e partive politike për deputet në këto zgjedhje. Sipas analistëve, kjo tendencë është për ta shndërruar Kosovën në “mbretëri” të elitës politike, duke e ruajtur kështu ndikimin dhe kontrollin nëpër institucionet vendimmarrëse
Hashim Thaçi është zgjedhur president i Republikës së Kosovës duke hequr kështu dorë nga të gjitha funksionet politike, mirëpo një familjare e tij vetëm sa ka nisur karrierën politike në vend.
Në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor 2017, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, subjekt politik të cilin deri para një viti e ka drejtuar Thaçi, është mbesa e këtij të fundit, Evgjeni Thaçi-Dragusha.
Për shkak të lidhjeve politike vajza e Gani Thaçit (vëllait të presidentit) ka arritur ta zërë numrin 45 në listën e PDK-së për deputet.
Në listën e këtij subjekti politik për deputet është edhe Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ndodhet në burg.
Po nga e njëjta komunë, Skenderaj, në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet është edhe Fitore Geci, vajza e ish-deputetit të LDK-së Halil Geci.
Edhe kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, garon për deputet të “Vetëvendosjes” bashkë me mbesën e tij, Adea Batusha.
Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është kandidat i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-“Nisma”, garon me një listë për deputet bashkë me familjarin e tij Lahi Brahimaj, etj..


T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































