Lajme

Mbretëria e Bashkuar mirëpret marrëveshjen për targat, pret progres në dialog

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 24 November 2022

Ministri për Europën i Britanisë së Madhe, Leo Docherty, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai tha se tashmë palët duhet të ulen në tryezë dhe të bisedojnë për normalizim të plotë të marrëdhënieve, raporton Gazeta Express.

“E mirëpres marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në hapat për uljen e tensioneve. Është jetike që të dyja vendet tani të ulen në tryezë që të bëjnë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, për të mirën e të gjithë qytetarëve të tyre”, ka thënë ai në Twitter.

-Advertisement-

Pas njoftimit mbrëmë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, për arritjen e marrëveshjes, zyrtarë të lartë europianë dhe amerikanë përgëzuan palët që u dakorduan dhe shmangën tensionet.

Tashmë BE-ja ka njoftuar se do t’i ftojë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për bisedimet e ardhshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me bazë propozimin franko-gjerman.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera