Lajme

Mbretëria e Bashkuar mbështet Ushtrinë e Kosovës në luftën ndaj koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 31 March 2020

Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar Ushtrinë e Kosovës në kohën e luftës ndaj koronavirusit.

Këta i kanë dhuruar 550 palë rroba mbrojtëse mjekësore, shkruan gazeta inFokus.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të FSK-së.

-Advertisement-

“Mbretëria e Bashkuar mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Situata e krijuar në Kosovës pas paraqitjes së pandemisë covid 19, ka ndikuar në ngritjen e nivelit të sigurisë dhe  masave parandaluese në përhapjen e kësaj pandemie.

Britania e Madhe përmes Ambasadës në Kosovë ka dhuruar një donacion shumë të vlefshëm për FSK-në, duke dhuruar 550 palë rroba mbrojtëse mjekësore të cilat janë më se të nevojshme për ekipet të cilat vazhdisht janë në kontakt dhe në mbështetje ushtarake autoriteteve civile ne Kosovë”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera