Lajme

Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 06 May 2020

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi më numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë dhe e dyta në botës pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka në total 29 mijë e 501 të vdekur, ndërsa Italia ka 29 mijë e 315 të vdekur.

Sidoqoftë, numrat nuk janë aq të thjeshtë sa duken. Popullsia e Mbretërisë së Bashkuar është rreth 10% më e madhe se ajo e Italisë. Nga një krahasim i bërë rezulton se përhapja gjeografike e virusit duket është shumë e ndryshme në të dy vendet. Në Itali, gjysma e të vdekurve janë në zonën e Lombardisë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar përhapja është në të gjithë territorin.

-Advertisement-

Por ekspertët shëndetësorë bëjnë me dije se do të duhen muaj për të bërë krahasime të plota globale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera