Mbretëresha Elizabetë: Mendoni për të tjerët, merreni vaksinën, mua s’më dhembi
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 26 February 2021
Mbretëresha Elizabetë e Britanisë së Madhe i ka bërë thirrje popullit që të mendojë për të tjerët dhe ta marrë vaksinën kundër sëmundjes Covid-19, kur një gjë e tillë t’u ofrohet.
Monarkja 94-vjeçare dhe Duka e Edinburgut, 99 vjeç, e morën dozën e parë të kësaj vaksine muajin e kaluar, shkruan BBC.
Në një video-lidhje me udhëheqësit shëndetësorë që po merren me shpërndarjen e vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar, mbretëresha u pyet rreth përvojës së saj me marrjen e vaksinës.
Ajo qeshi dhe u përgjigj: “Paj, aq sa mund të kuptoj prej kësaj, ishte goxha e padëmshme. U bë shumë shpejt dhe kam marrë shumë letra nga njerëzit që janë befasuar shumë se sa lehtë ishte që të merrej vaksina. Nuk dhembi aspak.”
Mbretëresha tha se e kupton që marrja e vaksinës mund të jetë përvojë e vështirë për disa njerëz, por i nxiti të gjithë që të mendojnë për të tjerët e jo veç për veten.
Deklarata e saj erdhi pasi ministri britanik i Vaksinave, Nadhim Zahawi, tha se të dhënat tregojnë që 11 deri në 15 për qind e njerëzve ngurrojnë që ta marrin vaksinën.
Elizabeta shtoi se shpejtësia e zbatimit të programit të vaksinimit në Britaninë e Madhe ka qenë e dalluar deri më tani dhe i nxiti zyrtarët që ta vazhdojnë punën e mirë që po e bëjnë.
Të tjera
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...