Lajme

Mblidhet Qeveria, pritet vendimi për masat e reja anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 12 Shtator 2021

Qeveria e Kosovës po mban mbledhje në formë elektronike, nga ku pritet që të vendosen masat e reja anti-COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka njoftuar se se mbledhja pritet të përfundojë gjatë pasdites.

“Qeveria është duke e mbajtur një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, ka thënë Kryeziu.

-Advertisement-

Disa nga masat që priten të votohen sot janë:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

– Gastronomia vazhdon punën sipas masave të deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy