Mblidhet Qeveria, miratohen disa vendime

Autori: Gazeta inFokus
21:28 | 07 December 2022
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, mbledhja e 111-të me radhë.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, Qeveria ka miratuar:
Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së ‘’Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat’’.
“Programi që njihet me shkurtesën në gjuhën angleze CERV, është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për qytetarët”. Ky program synon mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë së hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të drejta demokratike dhe në shtetin e së drejtës”, njoftoi ZKM-ja.
Po ashtu, u miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023.
“Bashkimi Evropian është zotuar se do të ndihmojë vendet e rajonit me një pako për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike. Në këtë kuadër për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro për përkrahje të drejtpërdrejtë buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023”.
Mes tjerash, ekzekutivi ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 10/109 të datës 23 nëntor 2022 me të cilin është miratuar analiza juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga Qeveria.

Të tjera
-
Protesta e paralajmëruar për nesër në Serbi – Qytetarët ‘‘bllokojnë’’ Beogradin
Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar një protestë në Beogradi, e ci...
-
Bajrami: Sipas Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra duhet të japin dorëheqje sonte
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Momenti kur mjekët i nxjerrin vajzat nga vetura e aksidentuar në Komunën e Ranillugut
Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti ku vdiqën dy vajza nga Kamenica. ...
-
Flet doktori që e përcolli ish-presidentin Thaçi në QKUK
Adriatik Berisha mjeku kosovar shoqëroi dje ish-presidentin Hashim Thaçi gjat...
-
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” është caktuar për 17 prill
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”, Vladi...
-
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës
Janë publikuar pamjet nga momenti kur vetura, në të cilin ishin tri vajza, dy...
-
ZRrE: Shtrenjtimi i rrymës pritet të jetë rreth 15 %
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka njoftuar se pritet që rritja mesa...
-
Cakolli: KQZ ka mundur t’i shpall sot rezultatet – s’e kuptoj pse nuk e ka bërë
Eguen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të...
-
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit
Për Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor,...
-
Ambasadori italian takohet me Limajn, flasin për pozicionin paszgjedhor të Nismës
Ambasadori i Italisë në Republikën e Kosovës, Antonello DE RIU, është takuar ...
-
Tre nxënës në një shkollë në Mitrovicë pësuan kontakt me rrymë, dërgohen në emergjencë
Tre nxënëses nga shkolla “Eqrem Çabej” në Mitrovicë, kanë pësuar kontakt me r...
-
Keqtrajtim në detyrë dhe moslajmërimin i veprave penale, suspendohen dy policë
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy policëve n...