Lajme

Mblidhet Qeveria, merret një vendim

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 26 April 2022

Qeveria e Kosovës kla mbajtur sot mbledhjen e radhës me ç’rast ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, me ndryshimet dhe plotësimet e këtij vendimi, me qëllim të shmangies së vakumit juridik, mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja nën ligjore apo plotësim/ndryshimet eventuale të legjislacionit primar, udhëzimet administrative si në vijim:

 

-Advertisement-

  1. Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;

 

  1. Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin Zbatues dhe Monitorues;

 

  1. Udhëzimi Administrativ për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit;

 

  1. Udhëzimi Administrativ 10/2011 për Regjistrimin dhe Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë;

 

  1. Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale;

 

  1. Udhëzimi Administrativ 15/2003 për Pagesat e Ekspertëve Profesionalë dhe Komisioneve Profesionale; dhe

 

  1. Udhëzimi Administrativ 13/2013 për Qarkulluesit me Shumicë për Produktet dhe Pajisjet Medicinale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera