Lajme

Mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 14 August 2024

Sot do të mbahet mahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Aderimin në Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në Çështje Civile apo Tregtare (MPJD), shqyrtimi i Projektligjit për Aderimin në Konventën për Marrjen e Provave Jashtë Vendit në Çështjet Civile apo Tregtare (MPJD), shqyrtimi i Projektligjit për Aderimin në Konventën për Zgjedhjen e Marrëveshjeve Gjyqësore (MPJD).

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Projekt-rregullores për Edukimin, Trajnimin dhe Njohjen e Shërbimeve dhe Ekspertëve (MMPHI), shqyrtimi i Projekt-rregullores për Menaxhimin e Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar (MZhR), shqyrtimi i Projekt-rregullores për Ekspertët (MPB), shqyrtimi i Projekt-rregullores për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit dhe Njohjes së Statusit dhe të Drejtave të Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë (MFPT), shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së dytë të pozitave të ekspertëve nga Raporti i dytë i Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rendësi Strategjike (MPB), shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Përfundimtar Nr.05,188 të datës 14 shkurt 2024 (MMPHI), shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Përfundimtar Nr.35, 178 të datës 13 dhjetor 2023 (MMPHI).

-Advertisement-

Po ashtu qeveria do të bëjë shqyrtimin e Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës (MD), shqyrtimin e Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës (MD), shqyrtimin e Kërkesës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për transfer të mjeteve buxhetore deri nën 254 të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2024, lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshja me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) (MFFT), shqyrtimin e Propozim-vendimit për aprovimin e rialokimit të mjeteve buxhetore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), shqyrtimin e Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për nevoja të Komunës së Dragashit (MAPL), shqyrtimin e propozim-vendimit për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), shqyrtimin e Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 107 68 të datës 23 mars 2022 (MPB), shqyrtimin e kërkesës së Ministrisë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për transfer të mjeteve buxhetore për Përkrahje të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (MFPT), shqyrtimin e Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për projektin “Ffiçienca e Energjisë në ndërtesa Publike në Prizren nga “Programi Rajonal i Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (MFPT), shqyrtimin e Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 151158 të datës 29 nëntor 2013 (MPJD), shqyrtimin e Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024, 2025 (MFPT) dhe shqyrtimin e Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Masës 4.6 – Mbështetja e ndërmarrjeve publike, Masës 4.1Mbështetja për Shëndetësinë dhe Masës 4.2 – Mbështetja për Arsimin, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike (MFPT).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera