Mblidhet Qeveria, do të marrë 10 vendime me ngarkesë buxhetore

Autori: Gazeta inFokus
07:07 | 17 December 2019
Kabineti qeveritar në detyrë në krye me Ramush Haradinajn, do të mblidhet të martën nga ora 13:00 për të shqyrtuar 10 vendime.
Vendimi i parë ka të bëjë me Draftin e Platformës Vjetore të Politikës së Intelegjencës dhe Sigurisë.
Një vendim tjetër ka të bëjë me kursimet dhe ndarjet buxhetore të organizatave buxhetore.
Po ashtu pritet të merret vendim edhe për shpronësimet e përhershme në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Energjisë”.
Një vendim tjetër ka të bëjë me shpronësimet në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Biznesit” në Skenderaj.
Parcela të caktuara të Korporatës Energjetike të Kosovës pritet t’i kalojnë Komunës së Obiliqit.
Vendim pritet të merret edhe në lidhje me Nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II.
Kabineti qeveritarë do të plotësojë, nesër, edhe vendimin në lidhje me ngritjen e bustit të senatorit Robert Dole në Prishtinë.
Vendim tjetër ka të bëjë me shpronësimet në lidhje me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, segmenti Banullë-Bresalc.
Vendim për shpronësim pritet të merret edhe në segmentin Kijëve-Klinë-Zahaq, në lidhje me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë.
Vendim për ndarje buxhetore parashihet të ketë edhe për shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të tjera
-
MPB ndan 120 mijë euro për blerje të biletave për stafin, planifikon të paguajë rreth 450 euro për një
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender në vlerë rreth 120 mijë eu...
-
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike i bën thirrje Iranit të rikthejë bashkëpunimin
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) Rafael Grossi ka t...
-
Kongresmeni amerikan nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen nga një kongresmen ame...
-
Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA’ja
Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që d...
-
Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vl...
-
Starmer: Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit duhet të mbahet
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se armëpushimi m...
-
Qyteti zviceran që po planifikon ta dyfishojë taksën e qëndrimit për turistët nga viti 2026
Turistët që vizitojnë kantonin e Lucernit do të duhet të paguajnë më shumë pë...
-
Trump: Nder i madh të shkatërroja objektet dhe kapacitetet bërthamore dhe pastaj ta ndalja luf*tën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë një tje...
-
Dalja në treg të hapur të bizneseve – polemika pas pezullimit të vendimit të ZRrE-së
Vendimi i Gjykatës Komerciale për vendim të pezullimit të njoftimit të Zyrës ...
-
Osmani takohet me Rohden, flasin për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese tjera për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë ...
-
Përfundon testimi i Urës së Ibrit në Mitrovicë
Ka përfunduar testimi teknik i Urës së Ibrit në Mitrovicë , i cili kishte nis...
-
Urat mbi Ibër: Zhvillim për disa, ide pa kuptim për të tjerët
(Radio Evropa e Lirë) – Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin ...