Lajme

Mblidhet kryesia e Kuvendit, vendos për seancën ku votohet qeveria

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 08 September 2017

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet prej orës 15:00, dhe do të vendos për seancën ku do të votohet qeveria e re e Kosovës.

Koalicioni PAN-AKR ka dorëzuar sot zgjatë ditës listën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës se jashtëzakonshme.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit ka kërkuar qe seanca të mbahet në ora 16:00.

-Advertisement-

Një ditë më parë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i Kuvendit.

Ndërsa, presidenti Thaçi e ka mandatar Ramush Haradinajn për postin e kryeministrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera