Lajme

Mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 06:34 | 01 August 2022

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje në rend dite janë disa pika, që kanë të bëjnë me përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës.

Pikat e rendit të ditës të ditës që kanë të bëjën me seancën plenare janë: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, interpelancë me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës, raporton RTKlive.

Poi ashtu do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin dhe ligjin si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin (Në pritje të Raportit nga Komisioni funksional), shqyrtimi i parë i Projektligjit për Aktet Juridike, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Mbledhja e kryesisë fillon në ora 11:00

Të tjera