Lajme

Mblidhet kryesia e Kuvendit, diskuton për seancën e re plenare

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 25 July 2022

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite janë disa pika, raporton RTKlive.

Do të diskutohet për përgatitjet për Seancën plenare të radhës. Në rend ditë janë pikat: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga Seanca e mëparshme, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III), shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Mbledhja fillon në ora 11:00.

Të tjera