Lajme

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Fatmir Mediu kërkon grup parlamentar më vete, PS kundër

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 14 September 2017

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar grup parlamentar më vete, i përbërë nga partitë e djathta dhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

Këtë kërkesë, Mediu e shtroi dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila kishte tjetër axhendë diskutimi, caktimin e datës së seancës plenare për votimin e emrave të drejtuesve të komisioneve parlamentare

. Mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur kundër kësaj kërkese. Kuvendi pritet të vendosë sot gjatë seancës parlamentare nëse do pranojë apo jo kërkesën e aleatëve të PD për të pasur grup parlamentar brenda radhëve të opozitës. Partitë e vogla parlamentare të djathta kanë nisur një diskutim me Partinë Demokratike për të krijuar grupin e tyre parlamentar.

-Advertisement-

Kjo nuk do të sjellë daljen nga opozita, por një procedurë për të qenë me efektiv në reagimin në parlament. Pjesë e grupit janë tashmë Fatmir Mediu i PR-së, Agron Duka i PAA, Dashamir Shehi i LZHK. Ndërsa plotësimi i grupit parlamentar, nëse do të arrihet kjo marrëveshje, do të jetë edhe me deputetë demokratë.

Dashamir Shehi e njoftuar më herët në Kuvend pritet të krijohet një grup i qendrës së djathtë. “Duam të bëjmë një grup të qendrës së djathtë. Patjetër që do të ketë deputetë të PD-së, që do të jenë pjesë e këtij grupi parlamentar. Partitë që janë aleate, të kenë një çadër të vetën politike, siç ka qenë tradicionalisht”, thotë Shehi.

Por duket se ka pasur një mungesë koordinimi brenda kampit opozitar, pasi kreu i PDK-së, Ndoka, ka kërkuar të ketë një grup të tijin parlamentar dhe të mos jetë pjesë e një grupimi të drejtuar nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Ditët e fundit, aleatët opozitarë u vendosën nën akuzë edhe nga zëra brenda Partisë Demokratike për shkak të rrjedhjes së votave për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Të paktën njëri prej tyre, Nard Ndoka, deklaroi votën kundër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera