Lajme

Mblidhet komisioni për hetim energjetik për periudhën 2006-2022

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 25 May 2022

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të ketë njoftim për dorëheqjen nga Komisioni të anëtarit Haki Abazi, do të ketë diskutim të planit të punës së Komisionit, miratim të buxhetit të Komisionit dhe diskutim rreth emërimit të eksperteve. raporton RTKlive.

Ndryshe, kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

-Advertisement-

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Komisioni që do të konstituohet sot do të mund të nxjerrin në pah problemet që i ka pasur Kosova me energjinë nga koha e Ish-UNMIK-ut, në vitin 2006 e që për lidershipin e Kosovës ishte kohë bisedimesh dhe parapërgatitje për statusin e Kosovës.

Pothuajse të gjitha partitë politike që nga vitit 2006 kanë qenë pjesë e qeverive në Kosovë. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje ka kohë të shkurtër që udhëheq me qeverinë, individë të saj kanë qenë pjesë e qeverive të kaluara.

Në kuadër të komisionit hetimor të krijuara nga Kuvendi i Kosovës do të jenë shumë persona, të cilët kanë pjesë nëpër sistemin energjetik të Kosovës, siç janë:, ZRRE-ja, KEK-u, KOSTT-i, KEDS-i etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera