Lajme

Mblidhet Komisioni Ad-hoc për procesin e Vetingut

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 17 March 2023

Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar sot do të mbajë mbledhje.

Në rend dite janë procedimi i projekt-amendamenteve kushtetuese dhe formimi i Grupit të punës për shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë.

Ndryshe Komisioni Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, ndryshe njihet edhe si Komisioni i Vetingut. Detyrë e këtij komisioni është administrimi i të gjithë procesit të vetingut në drejtësi.

-Advertisement-

Puna e Komisionit Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar ka për qëllim të kryej dy detyra kryesore: të ndërtoje konsensus polik e ndërinstitucional dhe të përgatisë një dosje tjetër të dokumenteve nga ajo që është dorëzuar nga Qeveria për mundësuar realizimit të këtij procesi konform rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur me datë 09.12. 2022 ka formuar Komisionin Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar. Formimi i Komisionit është bërë në bazë të nenit 45 të Rregullores së Punës së Kuvendit.

Mandati i punës së Komisionit është caktuar me Vendimin e themelimit të tij dhe ai ndërlidhet me hartimin e amendamenteve kushtetuese në lidhje me procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera