Lajme

Mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian, Kurti flet për prioritetet kritike

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 11 October 2021

Është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, mbi Planin e Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA II.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Albin Kurti, theksoi punën e rëndësishme drejt zbatimit të fazës së dytë të prioriteteve për integrim në Bashkimin Evropian, të dakorduara së bashku me Bashkimin Evropian.

“Meqë tani Kosova ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, këto prioritete janë kritike për rrugën tonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Me zbatimin e tyre ne gjithashtu do të përmirësojmë funksionimin e institucioneve tona, do ta forcojmë shtetin e së drejtës dhe të do krijojmë më tepër hapësirë e mundësi për vende të reja pune e zhvillim të qëndrueshëm ekonomik “, tha kryeministri, duke theksuar se këto janë edhe prioritete të programit qeverisës.
Gjatë takimit u diskutua rreth detyrave konkrete dhe sfidave të mundshme gjatë dy viteve të ardhshme të zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane.

-Advertisement-

Të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Redžepi, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive të pavarura./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera