Mblidhet grupi ndër-ministror, diskutohet mbi Raportet e Inspektimit në lidhje me rastin e vrasjes së Magashit
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 19 December 2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbledhur grupin koordinues Ndër-ministror, kundër dhunës në familje.
Minsitria e Drejtësisë ka njoftuar se këtë të hëne është mbajtur takimi Ndër-ministror i Grupit Koordinues kundër dhunës në familje.
“Ministrja Haxhiu bëri hapjen e takimit sipas rendit të ditës me qëllim të diskutimit mbi Raportet e Inspektimit në lidhje me rastin e vrasjes së ndjerës znj. Hamide Magashi”, njofton Ministria e Drejtësisë.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për raportin e Inspektoratit shëndetësor, raportin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës si dhe atë për Qendrat për Punë sociale: Shtime, Ferizaj dhe Lipjan.
Njoftohet se përveç diskutimeve mbi raportet e inspektoratit dhe të cilat do të adresohen tek institucionet përgjegjëse, në këtë takim janë adresuar edhe disa rekomandime.
“Së pari, kërkesë drejtuar KPK për të bërë një raport në lidhje me veprimet që ka ndërmarrë prokurori i rastit dhe Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave në raport me viktimën, gjithashtu informata kthyese nëse drejtoritë komunale kanë filluar masat disiplinore ndaj zyrtarëve që konsiderohet që nuk kanë respektuar procedurat standarde të veprimit”.
“Gjithashtu në këtë takim u adresuar nevoja për shtimin e kapaciteteve në qendrat për punë sociale, duke kërkuar nga kryetaret e komunave që të shihet mundësia e plotësimit të stafit në qendra me zyrtarë kompetent, deri në reformën që pritet të niset në Janar 2023”.
Po ashtu në këtë takim është adresuar raporti me Drejtorët e Drejtorive komunale dhe QPS-te të cilët janë marrë me rastin dhe të kërkohet përgjigje se çfarë hapa kanë ndërmarrë lidhur me rastin në fjalë.Tutje njoftohet se Në këtë takim është adresuar dhe shqetësimi, që në rastet e lëshimit të urdhrave mbrojtës, “policia nuk po njoftohet nga gjykatat për aktvendimet për lëshimin e urdhrave mbrojtës si dhe mosndarja e procedurës së veprës dhunë në familje nga procedura e armëmbajtës pa leje”.
Të tjera
-
Borut Pahor heq dorë përfundimisht nga synimi për emisar i dialogut Kosovë – Serbi, tregon arsyen
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, përmes një letre ka bërë të qartë që s’k...
-
Komandanti i KFOR-it tregon pse s’i dha leje Kurtit që ta çojë FSK-në në Veri pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë p...
-
Vuçiq: Kurti e do Listën Sebe jashtë zgjedhjeve sepse është parti e padëgjueshme për të
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për atë që po ndodh në Kosov...
-
Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Hidhet mjet piroteknik në drejtim të karabinierëve të KFOR-it në Mitrovicë
Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të...
-
Ministrja e Jashtme gjermane: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do t...
-
Ndodhë në Deçan: Nipi ia vjedh gjyshes 9 mijë euro, një pjesë ia jep dy të miturve për të blerë ạrmë
Një i mitur në Lëbushë të Deçanit dyshohet se i ka vjedhur 9 mijë euro në sht...
-
SHBA: Agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të New Orleans
Agjencitë amerikane të rendit dhe zbulimit janë të shqetësuar se mund të ketë...
-
Rrahje masive në Pejë, të përfshira edhe katër gra
Dhjetë persona janë përfshirë gjatë së premtes në një rrahje masive në qyteti...
-
Trump do të dënohet nga gjykata pak para se ta marrë detyrën e Presidentit
Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë na pret mot i ftohtë dimëror, me vranësira e intervale kohore m...
-
Zhduken dy vajza të mitura në Fushë Kosovë
Një nënë në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se dy vajzat e saj të mitura ...