Lajme

Mblidhet familja mbretërore, Elizabeth II i rëndohet gjendja shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 08 September 2022

Familja mbretërore ka nisur të mblidhet, derisa mjekët e Mbretëreshës Elizabeth II kanë ngritur alarmin për gjendjen e saj shëndetësore.

Pallati mbretëror Buckingham tha se Mbretëresha Elizabeth II është nën mbikëqyrjen mjekësore pasi mjekët janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj”.

Monarkistja më jetëgjatë e Britanisë është duke vuajtur nga probleme shëndetësore që nga tetori i vitit të kaluar, të cilat e kanë bërë që të ketë probleme për të ecur dhe qëndruar në këmbë.

-Advertisement-

Të gjithë fëmijët e saj – trashëgimtari i fronit, Princi Charles, 73 vjeç, Princesha Anne, 72 vjeç, Princi Andreë, 62 vjeç dhe Princi Eduard, 58 vjeç, janë aty ose janë rrugës për të shkuar tek Mbretëresha, e cila aktualisht është në Pallatin Balmiral në Skoci, thanë ndihmësit.

Gjithashtu duke shkuar në Balmoral janë edhe djali i madh i Charles, Princi William, së bashku me djalin e tij të vogël, Princin Harry, dhe gruan e tij, Meghan, të cilët braktisën jetën mbretërore për tu transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Mbretëresha jeton në Pallatin Bakingam në Londër. Por, monarkistja 96-vjeçare, e cila ka muaj që është përballur me probleme shëndetësore po qëndron në pallatin në Skoci, ku zakonisht kalon pushimet e verës./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera