Lajme

Mblidhen tri komisione parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 01 August 2022

Sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të bëj shqyrtimi n e 19 Projektligjeve nga fusha e bujqësisë, për harmonizimin me Ligjin për Kundërvajtje.

Kurse në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, e ftuar është Nita Shala – zëvendës ministre e Drejtësisë. Ajo flet për raportin mbi vlerësimi i përafrimit të ligjeve, politikave dhe masave të tjera të Kosovës sipas standardeve të Konventës së Stambollit, raporton RTKlive.

-Advertisement-

Ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, bën shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar, me raport amandamente të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtimi i Projektligjit për Arkivat Shtetërore, me raport amandamente të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturinat, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim dhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera