Fokus

Mblidhen shqipet e Kosovës – Ujkani e Zhegrova flasin me të mbërritur në Kosovë (Foto)

Autori: Sylejman Sylejmani 19:00 | 18 March 2019

“Si je vlla” është përshëndetja e zakonshme të cilën e dëgjon nëpër hapësirat e hotelit ku po qëndrojnë lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Nga e gjithë Evropa, ata janë mbledhur në Prishtinë ku kanë filluar përgatitjet në nivelin më të lartë, për dy sfidat e rëndësishme kundër Danimarkës e Bullgarisë.

 

-Advertisement-

 

Përveç komunikimit me trajnerin zviceran Bernard Challandes të cilët duhet ta bëjnë në anglisht, lojtarët mes vete flasin shqip.

Gazeta inFokus ka qëndruar afër futbollistëve, pak para nisjes së tyre për në stërvitjen e parë.

Nga kjo atmosferë, ditëve në vijim do të sjellim disa video-materiale, ku ekskluzivisht kanë folur kapiteni Samir Ujkani dhe talenti i Baselit të Zvicrës, Edon Zhegrova.

Kapiteni Ujkani ka treguar se atmosfera brenda skuadrës është e jashtëzakonshme.

“Atmosfera si gjithnjë është shumë e mirë, e jashtëzakonshme. Të gjithë lojtarët e dinë se na presin ndeshje të rëndësishme. Nuk duhet të mendojmë se e kemi edhe një mundësi përmes Nations League, por duhet të fokusohemi 100 për qind këtu, të qëndrojmë me këmbë në tokë”, ka thënë ai.

E Edon Zhegrova si një prej futbollistëve më simpatik të Dardanëve, ka treguar se brohoritjet e tifozëve sa herë që ai prek topin i japin motiv shtesë për të dhënë më të mirën.

 

 

“Sigurisht ndjehem shumë mirë, i emocionuar dhe me motiv shtesë kur tifozët më duartrokasin. Është ndjenjë fantastike dhe i falënderoj shumë për këtë gjë. Gjithmonë për kombëtaren e jap maksimumin”, ka theksuar Zhegrova.

Kosova të enjten kundër Danimarkës do ta luajë një ndeshje miqësore, kurse të hënën, më 25 mars i pret testi i vërtetë kundër Bullgarisë, në ndeshjen e parë në kualifikimet për Euro 2020. /Gazeta inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera