Lajme

Mblidhen protestuesit në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 19 June 2023

Dhjetëra protestues serbë janë grumbulluar në mesditë në Leposaviq

Tashmë para komunës janë grumbulluar disa qytetarë, por që protesta është e qetë aktualisht.

Qytetarët serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, tash e tri javë.

-Advertisement-

Javën që shkoi, protestat e serbëve në këto komuna ishin të dhunshme, duke sulmuar gazetarë, kameramanë e përfaqësues tjerë të medieve që po e përcillnin nga afër protestën.

Të mërkurën që shkoi në këtë komunë ishin kidnapuar edhe tre zyrtarë policor të Kosovës që po patrullonin rrugët ilegale brenda territorit të Kosovës.

Ata tashmë ndodhen në paraburgim, mirëpo nuk ka më shumë informata rreth gjendjes së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera