Lajme

Mblidhen partitë për të diskutuar për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 04 July 2018

Partitë politike do të mblidhen sot për të dhënë një përgjigje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo tryezë do të organizohet nga “Grupi Ballkanik për Politika”.

Naim Rushiti i cili udhëheq këtë grup ka konfirmuar për Gazetën Fokus se PDK dhe PSD e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por këtë gjë akoma nuk e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.

-Advertisement-

“Besoj që vinë të gjitha. Ka konfirmime, tryeza nuk bëhet pa konfirmime.

PDK dhe PSD e kanë konfirmuar, për Vetëvendosjen po presim” ka theksuar Rushiti. Ai nuk ka treguar nëse pjesë e “mbledhisë” do të jetë edhe LDK-ja, por shtoi se temë e vetme e kësaj tryeze e cila pritet të fillojë në ora 17:00 do të jetë dialogu./Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera