Lajme

Mblidhen komisionet hetimore për tekste shkollore dhe MPJD

Autori: Gazeta inFokus 06:45 | 23 July 2024

Sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve hetimore të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, do të bëjë intervistimin e dëshmitarëv: Luljeta Veselaj Gutaj, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prizrenit; Afrim Llabjani, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt dhe Albana Demiri, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit.

Kurse Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të bëj hartimin e listës së dëshmitarëve për intervistim në komision.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera