Lajme

Mblidhen katër komisione parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 06:48 | 12 July 2022

Sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të bëj shqyrtimin e Raportit vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës – AKRK për vitin 2021.

Kurse Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike fdo të bëj shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të NPH “Ibër – Lepenc” sh.a, për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2021. Për këtë të ftuar: Kryetari i Bordit z.Bajram Mustafa dhe U.D Kryeshefi ekzekutiv, z.Januz Kabashi. Do të ketë diskutim edhe për mbikqyrjen e zbatimit të Ligjit 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, raporton RTKlive.

-Advertisement-

Ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, dot ë bëj shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtimin e Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrtimin e raportit plotësues për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, me propozim amendamentin e Komisioni funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal; shqyrtimin e Projekt-Rregullores së Kuvendit të Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Inspektoratin Shëndetësor, me raport amendamente të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.2003/22 për Inspektoratin Sanitar të Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kurse Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bën shqyrtimin e Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinave dhe shqyrtimin e Projektligjit për Shëndetësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera