Mblidhen gjashtë komisione parlamentare
Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 13 October 2020
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, janë gjashtë këto komisione që mblidhen sot.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që vec miratimit të rendit të ditës dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 15.09..2020, do ta ketë edhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Deputetët e këtij komisioni pritet të mblidhen në ora 10:00.
Në orën 11:00 do të mblidhet komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që veç miratimit të ditës dhe atë të procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me 06.10.2020 ka edhe shqyrtimin e Rportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019. Në këtë komision i ftuar do të jetë edhe ministri i MASH, Ramë Likaj.
Pikë e katër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. I pranishëm do të jetë edhe ministri Blerim Kuçi.
Ndërsa, komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të mblidhet në ora 13:00 e që po ashtu në të njëjtën orë do të mblidhet edhe komisioni për Bujqësi Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis si dhe komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Kurse në ora 17:00, do të mblidhet komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.
Të tjera
-
Stërvitjet ushtarake, Vuçiq flet rreth planeve për Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklarimet se “vendi i...
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...