Lajme

Mblidhen disa komisione parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 01 November 2022

Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje. Në rend dite është shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021. Për këtë është e ftuar ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci. Po ashtu në këtë mbledhje do të bahet edhe shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kurse Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë në rend të ditës, takimin e anëtarëve të Komisionit me: Bujar Ejupi – Drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Naim Qelaj – Avokat i Popullit, dhe  Jeton Koca – kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton RTKlive.

-Advertisement-

Po ashtu do të ketë temë diskutimi edhe cështjen e kërkesës, peticionit të pesë grave – zyrtare në  Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara, si dhe do të ketë takim i komisionit me Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly.

Ndërkaq në Komisioni npër Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot do të ketë raportim të ministres së ekonomisë Artane Rizvanolli, lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë.

Ndërsa në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të ketë raportim i ministrit Hajrulla Çeku lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, do të ketë në rend ditë shqyrtimin e raportit  me rekomandime për Projektligjin për  ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i raportit  me rekomandime për Projektligjin për  ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i raportit  me rekomandime për Projektligjin për  ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë së Kosovës. Po ashtu do të bëhet  inicimi i procedurës  për zgjedhjen e Komisionerit  Parlamentar për Forcën e Sigurisë.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do tw themelojw grupin punues për Projektligjin e Vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera