Mbledhjen e 96-të e Qeverisë, krejt çka tha kryeministri Kurti
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/09/auto_850x600_albin-kurti16618765671662199383-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 14 September 2022
Qeveria e Kosovës ka mbjatur mbledhjen e radhës e ku aty janë marrë disa vendime.
Zyra për media e Qeverisë përmes një njoftimi për media ka shpërndarë fjalimin e plotë.
Fjalimi i plotë i Albin Kurtit:
Mirë se e gjejmë njëri tjetrin në mbledhjen e 96-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në javën e ardhshme shënojmë 1 vit e gjysmë të qeverisjes sonë demokratike e progresiste. Kthesa që kemi marrë drejt zhvillimit të shoqërisë, nuk mund të jetë e qëndrueshme pa sundim të ligjit, siguri juridike e zbatim të të drejtave të njeriut. Pra, për të jetësuar ndryshimin e mirëfilltë demokratik vëmë theks mbi rendin dhe ligjin, parashikueshmërinë juridike dhe barazinë.
Në vetëm 1/3 e mandatit kemi kaluar mbi 150 projektligje. Ndërkaq, në gjysmën e parë të këtij viti janë miratuar 87 sosh në Kuvendin e Republikës. Këtë javë ka rifilluar punën Kuvendi. Nesër do ta kemi seancën e parë të sesionit vjeshtor dhe urojmë që ky sesion të jetë edhe më i suksesshëm. Shifrat rekorde korrespodojnë me vullnetin e kontributin ndaj fuqizimit të shtetit mbi parimet më të mira që mbrojnë të drejtat e liritë themelore dhe pamundësojnë shmangien nga zbatimi i ligjit.
Përmes projektligjeve të miratuara kemi fuqizuar mekanizmat për luftimin e krimit dhe të korrupsionit nëpërmjet reformës në Këshillin Prokurorial, deklarimin më efikas dhe transparent të pasurisë, potencimin e rolit parandalues të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe inicimit të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Gjithashtu, kemi ngritur llogaridhënien ndaj qytetarit përmes projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike e atij për Qeverinë. Për të siguruar efikasitet në trajtimin e kontesteve komerciale kemi themeluar Gjykatën Komerciale, kurse sot do të trajtojmë projektligjin për Prokurorinë Speciale e atë për Prokurorin e Shtetit.
Përveç vettingut si reformë thelbësore në sistemin e drejtësisë, të cilën ia kemi besuar përfaqësuesve të popullit, vazhdojmë me trajtimin e temës nga e cila varet stabiliteti e kohezioni social.
Spektri i konfliktit të dhunshëm, luftës e i gjenocidit, ende shtrihet nëpër Evropë, duke bërë kështu iluzor zbatimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Funksionimi jo adekuat i institucioneve përgjegjëse apo mungesa e tyre, shpie te pamundësia e rindërtimit të paqes. Historia na mëson që zgjidhjet afatgjate janë të paarritshme atëherë kur nuk bazohen në parimet e drejtësisë, reparacioneve, të vërtetës dhe të garantimit për mos përsëritje.
Është detyrë e Qeverisë që, mbi të vërtetën, të ndërtojë mekanizma dhe institucione për ballafaqimin me të kaluarën dhe krijimin e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe gjeneratave të ardhshme.
Për këtë, kam kënaqësinë që sot të hap mbledhjen me pikën e parë të rendit të ditës, e cila i referohet miratimit të projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Dokumentimi dhe hulumtimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë janë thelb i këtij projektligji. Në të gjitha deklarimet e mia që kam pasur lidhur me këtë temë, kam potencuar që krimet e kryera dhe dëmet e shkaktuara duhen adresuar. Sepse, ato janë parakusht për paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë e zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë. Një shoqëri që nuk harron sepse e institucionalizon kujtesën dhe që mbi supet e përgjegjësisë institucionale gjenë drejtësinë, si parakusht për pajtimin dhe jetesën e dinjitetshme e të përbashkët.
Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës, do të jenë në fokus të veprimit të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhme të ndritur.
Ju faleminderit të gjithëve!
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore.png)
Të tjera
-
“Linda vajzë, por ndihem djalë”: Rrëfimi i transgjinorit nga Prishtina
Teksa po fliste me nënën e tij, Arzeni në moshën 15-vjeçare vendosi ta thosht...
-
Osmani uron kryetarin e ri të Ulqinit: Nuk jeni vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si K...
-
Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
Policia ka njoftuar se nusja ka rrahur vjehrrën në Prishtinë. Viktima ka p...
-
Aksident i rëndë trafiku tek zona Industriale në Suharekë, Policia në vendin e ngjarjes
Gjatë mëngjesit te sotëm ka ndodhur një aksident mjaft i rënd trafiku, ku dy ...
-
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. ...
-
Aksion i madh kundër fajdes në Gjilan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin kundër fajdeve që ka zhv...
-
Mbi 19 mijë maturantë sot i nënshtrohen testit kombëtar
Sot është ditë e rëndësishme për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë. ...
-
Gati 1700 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës po tregon seriozitetin e saj me shifrat e larta të gjobave ...
-
Arrestohet një turk në Vërmicë, tentoi ta korruptojë policin me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Turqisë në pik...
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...