Mbledhjen e 96-të e Qeverisë, krejt çka tha kryeministri Kurti

Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 14 September 2022
Qeveria e Kosovës ka mbjatur mbledhjen e radhës e ku aty janë marrë disa vendime.
Zyra për media e Qeverisë përmes një njoftimi për media ka shpërndarë fjalimin e plotë.
Fjalimi i plotë i Albin Kurtit:
Mirë se e gjejmë njëri tjetrin në mbledhjen e 96-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në javën e ardhshme shënojmë 1 vit e gjysmë të qeverisjes sonë demokratike e progresiste. Kthesa që kemi marrë drejt zhvillimit të shoqërisë, nuk mund të jetë e qëndrueshme pa sundim të ligjit, siguri juridike e zbatim të të drejtave të njeriut. Pra, për të jetësuar ndryshimin e mirëfilltë demokratik vëmë theks mbi rendin dhe ligjin, parashikueshmërinë juridike dhe barazinë.
Në vetëm 1/3 e mandatit kemi kaluar mbi 150 projektligje. Ndërkaq, në gjysmën e parë të këtij viti janë miratuar 87 sosh në Kuvendin e Republikës. Këtë javë ka rifilluar punën Kuvendi. Nesër do ta kemi seancën e parë të sesionit vjeshtor dhe urojmë që ky sesion të jetë edhe më i suksesshëm. Shifrat rekorde korrespodojnë me vullnetin e kontributin ndaj fuqizimit të shtetit mbi parimet më të mira që mbrojnë të drejtat e liritë themelore dhe pamundësojnë shmangien nga zbatimi i ligjit.
Përmes projektligjeve të miratuara kemi fuqizuar mekanizmat për luftimin e krimit dhe të korrupsionit nëpërmjet reformës në Këshillin Prokurorial, deklarimin më efikas dhe transparent të pasurisë, potencimin e rolit parandalues të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe inicimit të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Gjithashtu, kemi ngritur llogaridhënien ndaj qytetarit përmes projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike e atij për Qeverinë. Për të siguruar efikasitet në trajtimin e kontesteve komerciale kemi themeluar Gjykatën Komerciale, kurse sot do të trajtojmë projektligjin për Prokurorinë Speciale e atë për Prokurorin e Shtetit.
Përveç vettingut si reformë thelbësore në sistemin e drejtësisë, të cilën ia kemi besuar përfaqësuesve të popullit, vazhdojmë me trajtimin e temës nga e cila varet stabiliteti e kohezioni social.
Spektri i konfliktit të dhunshëm, luftës e i gjenocidit, ende shtrihet nëpër Evropë, duke bërë kështu iluzor zbatimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Funksionimi jo adekuat i institucioneve përgjegjëse apo mungesa e tyre, shpie te pamundësia e rindërtimit të paqes. Historia na mëson që zgjidhjet afatgjate janë të paarritshme atëherë kur nuk bazohen në parimet e drejtësisë, reparacioneve, të vërtetës dhe të garantimit për mos përsëritje.
Është detyrë e Qeverisë që, mbi të vërtetën, të ndërtojë mekanizma dhe institucione për ballafaqimin me të kaluarën dhe krijimin e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe gjeneratave të ardhshme.
Për këtë, kam kënaqësinë që sot të hap mbledhjen me pikën e parë të rendit të ditës, e cila i referohet miratimit të projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Dokumentimi dhe hulumtimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë janë thelb i këtij projektligji. Në të gjitha deklarimet e mia që kam pasur lidhur me këtë temë, kam potencuar që krimet e kryera dhe dëmet e shkaktuara duhen adresuar. Sepse, ato janë parakusht për paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë e zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë. Një shoqëri që nuk harron sepse e institucionalizon kujtesën dhe që mbi supet e përgjegjësisë institucionale gjenë drejtësinë, si parakusht për pajtimin dhe jetesën e dinjitetshme e të përbashkët.
Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës, do të jenë në fokus të veprimit të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhme të ndritur.
Ju faleminderit të gjithëve!

Të tjera
-
Instituti i Shëndetit Publik: Goditja në tru, rrezik real gjatë valës së të nxehtit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për ndikimin negativ q...
-
Time Kadrijaj nesër përfaqëson AAK-në në takimin e ftuar nga Kurti
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës nesër do të marrë pjesë në takimin e përbashk...
-
Qeveria ndan 4 milionë euro për subvencionimin e policave të sigurimit për mërgimtarët nga 1 korriku
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Propozim-vendimin për ndarjen ...
-
Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. ...
-
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R...
-
Gruda: PDK s’merr pjesë për votim të fshehur, është jokushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nu...
-
Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë konfirm...
-
Edhe PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin
PDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Albin Kurtin. Abelard Tahi...
-
Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm
Deputetja e sapo betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajra...
-
Ndërpritet seanca, shkak takimi i ftuar nga Kurti
Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit...
-
‘‘Qe dora’’ – Limaj e Bahitiri përshëndetën ‘ngrohtësisht’ mes vete para fillimit të seancës
Deputeti i NISMA-s Fatmir Limaj, dhe deputeti i VV-së Agim Bahtiri janë parë ...
-
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas takimit të djeshëm që...