Lajme

Mbledhje “urgjente” e AKR-së: Pacolli tregon se çka do të vendoset!

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 30 June 2017

Sot nga ora 15:00-të, Aleanca Kosova e Re do të mbajë mbledhjen e Partisë, ku do të vendoset për qëndrimet e tyre se me cilin koalicion do të vazhdojnë.

Përfaqësuesi i AKR-së, Rrahim Pacolli për Gazeta Blic ka thënë se ai nuk do të jetë i pranishëm në këtë mbledhje por që mbledhja do të mbahet njëjtë sikurse herëve të tjera, që është  mbajtur çdo javë.

Ai ka mohuar se në këtë mbledhje do të vendoset për atë se me cilin koalicion shkon AKR.

-Advertisement-

Por, Gazeta Blic merr vesh se pikërisht kjo do të jetë tema e kësaj mbledhjeje.

“Do të vendoset se cili do të jetë veprimi i mëtutjeshëm i AKR-së për formimin e Qeverisë së re të Kosovës”, thonë burime.

“Unë nuk kam kohë me shku me të thënë të drejtën, unë jam i zënë me biznes më shumë. Të reja nuk ka asgjë, takimi që do të mbahet është si çdo herë që kemi mbajte mbledhje javore, takim i thjeshtë. Për ndonjë koalicion të mundshëm nuk do të diskutohet, e as nuk do të ketë, qëndrim ky që vazhdon të mbahet”, tha Pacolli për Gazeta Blic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera