Sport

Mbledhje e jashtëzakonshme: Skuadra e Ligës së Parë paguan vetëm 50% të pagës për futbollistë

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 09 April 2020

Janë bërë 1 muaj që prej zhvillimit të ndeshjes së fundit në Superligën e Kosovës në futboll, e gjitha kjo si shkak i përhapjesë së koronavirusit.

Ndërsa, së fundi në Kosovë është debatuar lidhur me pagat e futbollistëve, ndaj të cilëve edhe kërkohet një gjë e tillë, si shenj ndihme ndaj klubeve të cilat po përballen në këtë krizë financiare.

Në këtë situatë, skuadra e Arbërisë ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme.

-Advertisement-

Gjatë kësaj mbledhje, është vendosur që futbollistët të paguhen vetëm me 50 për qind të pagës së tyre.

“Presidenti i KF Arbëria Jahir Krasniqi së bashku me Kryesinë e KF Arbëria në hapësira të hapura mbajten mbledhjen e jashtëzakonshme dhe moren një vendim të rëndësishëm”, shkruan KF Arbëria në llogarinë e tyre në Facebook.

“Mbledhja ishte e rëndësishme dhe se KF Arbëria e dëshmoi qartë se është klub transparent dhe me mundësitë e krijuara mori vendim që lojtareve të ju bëhet pagesë prej 50% e pages së tyre, pra gjysmen e tyre. Në këtë vendim përveq shtabit teknik u përfshin dhe tre trajneret e grupmoshave. Pagat do të transferohen tek lojtaret me dt.10.04.2020 pra datë kjo e cila gjithmon ishte datë e transferimit të pagave”, shkruhet tutje në postimin e Arbërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera