Mbledhja e Kuvendit të Gjakovës nis me një minutë heshtje për Demaçin
Autori: Gazeta inFokus
14:53 | 27 Korrik 2018
Është mbajtur sot mbledhja e 8-të e Kuvendit Komunal, e cila filloj me një minute heshtje në nderim të ndarjes nga jeta e veprimtarit Adem Demaçi.
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë pikash të rendit të ditës, të cilat janë propozuar nga zyra e kryesuesit Anton Shala.
Fillimisht, me propozim të Kryetarit të Komunës Ardian Gjini, janë hequr nga rendi i ditës 3 pika të propozuara, pasi, sipas kryetarit Gjini, të tria këto kanë nevojë për ndërhyrje procedurale para se të dalin në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal. Bëhet fjalë për Propozim – Vendimin për Emërtimin e memorialit kushtuar të rënëve të LNÇ-së (eshtnores) me emrin Fadil Hoxha si dhe dy pika tjera që kishin të bënin dhënie në shfrytëzim të pronës komunale.
Në vazhdim të takimit, kryetari Gjini ka dhënë raport për punët e realizuara gjatë 6 muajve të fundit, me ç ‘rast ka folur për situatën financiare të komunës si dhe ka përmendur disa prej projekteve kryesore që kanë nisur së realizuari.
Më tej, drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj, ka raportuar për situatën financiare për periudhën janar – qershor 2018, ndërsa gjendjen financiare e ka cilësuar si të mirë. Theks të veçantë drejtori Halilaj ka vendosur tek rritja e të hyrave vetanake, të cilat kanë qenë 7.58% më shumë se planifikimi ndërsa mbi 15 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Një raport para anëtarëve Kuvendit Komunal e ka dhënë edhe drejtori i drejtorisë për Arsim, Bernard Frrokaj, i cili ka thënë se gjysmë vjetori i parë është përmbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa ajo që gëzon më së tepërmi janë rezultatet e mira dhe niveli i lartë i sigurisë në shkollat e komunës së Gjakovës.
Drejtori Frrokaj gjithashtu ka njoftuar se Komuna e Gjakovës qëndron shumë mirë edhe sa i përket krijimit të hapësirave dhe renovimit të objekteve shkollore.
Në këtë seance, nga ana e drejtorit për Punë Inspektuese Nikollë Lleshi, është prezantuar edhe draft rregullorja për Shërbimet Publike dhe Rendin Komunal, rregullore e cila është vlerësuar lartë dhe është miratuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal.
Për herë të parë në një mbledhje të Kuvendit Komunal është prezantuar edhe informata e realizimit të planit të punës së prokurimit, veprim ky që ndikon në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Komunës së Gjakovës.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...

































