Mbledhja e Kryesisë së LDK-së, këto janë vendimet që u morën
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 26 May 2023
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në të cilën u morën disa vendime.
Një nga vendimet e Kryesisë ishte edhe rithemelimi i katër degëve të reja në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
“Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, autorizon Kryesinë dhe trupat përkatëse zgjedhore, të rithemelojë 4 degë të reja: atë në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok (Çabër) dhe Mitrovicë të Veriut.”. ka njoftuar anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, shpallë zgjedhjet e rregullta të brendshme. Zgjedhjet fillojnë nga data 1 qershor 2023. Njihen rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të organizuara në të gjitha nivelet në degët: Gjakovë, Obiliq, Klinë dhe Malishevë.”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, LDK-ja ka autorizuar Kryesinë Qendrore në caktimin e komisioneve përkatëse zgjedhore, përkatësisht Komisionin Zgjedhor dhe Komisionin e Ankesave, që konform statutit të Lidhjes Demokratike, të organizojë procesin zgjedhor.
Kryesia Qendrore u autorizua edhe që konfrom platformës së prezantuar në Kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, të implementojë fuqizimin e degëve të Prishtinës, nëpërmjet riorganizimit gjeografik e territorial ashtu si dhe fuqizimin e degëve në Zvicër dhe në Gjermani.
Sipas njoftimit, u mor vendim edhe që çdo degë e Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të ketë së paku një nënkryetar/e të gjinisë tjetër me kryetarin/en e zgjedhur të degës.
Postimi i plotë:
Të tjera
-
Vdes një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet
Policia ka njoftuar se po e heton vdekjen e një burri në Prishtinë. Trupi ...
-
Ia grabisin paratë dhe largohen, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë
Një grua nën kërcënimin e armës dy të dyshuar ia kanë grabitur një shumë të p...
-
Burri rrạh gruan në Skenderaj, dërgohet në mbajtje
Një burrë është arrestuar në Skenderaj pasi që i njëjti e kishte sulmuar ...
-
Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin 2025 për mbajtjen e shqy...
-
Fushata e politikanit gjerman habit të gjithë: Kam vendosur të mësoj shqip
Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i ...
-
Arrestohen dy persona për kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të armëve
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për kanosje, asgjësim apo dëmtim të...
-
Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Drenas, ka të lënduar
Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku me n...
-
Këto janë vendimet që mori Trump, me të nisur mandatin
Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, mori zyrtarisht mandatin e tij të...
-
Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partne...
-
Hapet Muzeu i Fëmijëve të Lụftës, adreson ndërprerjen simbolike të fëmijërisë
Muzeu i Fëmijëve të Luftës do të hapet sot në Prishtinë. Kjo nismë është e de...
-
Çka po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët...
-
Donald Trump ka një paralajmërim për Putinin për lụftën në Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sugjeruar se...