Ekonomi

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, dështon për mungesë kuorumi

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 29 May 2018

Për mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Në sallën ku planifikohej të mbahej mbledhja nuk ishte e pranishme as kryetarja e këtij Komisioni Sala Berisha, shkruan Infokusi.com.

Të vetmit që morën pjesë ishin deputetët, Dardan Sejdiu, Hykmete Bajrami, Adem Hoxha dhe Duda Balje.

-Advertisement-

Rendi i  ditës i planifikuar për këtë mbledhje ishte planifikimi i disa raporteve dhe projektligjeve ndër të cilat edhe shqyrtimin e Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për 2017 dhe shqyrtimin e Raportit me amendamente i Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera