Lajme

Mbledhja e dy kuvendeve, Tahiri: E ardhmja jonë është e bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 27 November 2022

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ai është shprehur se e ardhmja e Kosovës dhe e Shqipërisë është e bashkuar.

“E ardhmja jonë është e bashkuar, bashkim në zhvillim, bashkim në progres, bashkim me zemër, bashkim me vlerat tona të përbashkëta europerëndimore, të afërt me njëri-tjetrin , të hapur ndaj fqinjëve, si dhe një aleancë e përhershme me ShBA-të dhe të integruar në NATO dhe në familjen e madhe evropiane, kjo është rruga jonë, kjo është e ardhmja jonë, ky është misioni ynë, ky është qëllimi ynë i përbashkët”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera