Lajme

Mbjell kanabis për gruan ma kancer, burri arrestohet, gruaja vdes (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 06 August 2017

Një burrë në Indonezi është burgosur për mbjelljen e kanabisit medicinal për të lehtësuar vuajtjet e gruas së tij që po vdiste nga kanceri.

Grupet e të drejtave të njeriut u përplasën me vendimin e autoriteteve, duke thënë se situata ishte emergjente. Gjykata e Rrethit në provincën perëndimore Kalimantan në Borneo Island lëshoi dënimin për Fidelis Arie të mërkurën, tha avokati i tij Marcelina Lin për “Reuters”.

Arie do të qëndrojë 8 muaj në burg, ndërsa do të paguaj një gjobë prej 1 miliardë rupijësh (75,000 dollarë), sipas Lin dhe grupeve të të drejtave të njeriut. Afati i burgimit që ai mori, shkoi edhe përtej kërkesës fillestare prej pesë muajsh nga prokurorët. Gjykata tha se Arie, 36 vjeç, nuk kishte leje për të përdorur kanabis. Burri, i cili qau gjatë dëgjimit të aktgjykimit, ende po shqyrton nëse duhet të apelojë vendimin e gjykatës. Gruaja e Arias vdiq pak pas arrestimit të tij. Motra e tij, Yohana, i tha “Reuters” se “çdo vendim nuk do ta kthejë gruan e tij”. /Ora News/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera