Mbipopullim e vetëvrasje në rritje, 1860 shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet italiane
Autori: Gazeta inFokus
09:27 | 09 November 2021
Raporti më i fundit zyrtar, i Ministrisë së Brendshme Italiane e i siguruar nga RTV Ora e Ora News, konfirmon se deri më 31 tetor 2021 janë 1860 të burgosur shqiptarë, mes të cilëve 19 femra, që vuajnë dënimin në burgjet italiane.
Ndër të burgosurit e huaj në Itali, shqiptarët kanë numrin më të lartë pas atyre me kombësi marokene (3401) e rumune (2045), dhe renditen të tretët në listën e ndarjes sipas vend origjinës së tyre.
Shqiptarët e burgosur përbëjnë 10.7% të numrit të përgjithëshëm të burgosurve jo italianë e ky numër është në reduktim në krahasim me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 kur deri në 30 qershor 2021 në burgjet italiane regjistroheshin 1931 të burgosur shqiptarë.
Numri më i lartë i të burgosurve shqiptarë ndodhen në burgjet e rajoneve Lombardi, Lazio, Toscana, Piemonte, Veneto e Puglia, që konfirmon dhe nivelin më të lartë të kriminalitetin shqiptar në këto territore.
Sipas raportit të Ministrisë italiane, të siguruar nga Ora News, janë dhe 68 shtetas kosovarë që vuajnë dënimin në sitemin e burgjeve italiane, prej tyre dy femra. Numri më i lartë i tyre ndodhet në burgjet e rajoneve Lombardi e Veneto
Të dhënat e autoriteteve italiane konfirmojnë se janë gjithsej 54 307 shtetas që vuajnë dënimin në burgjet italiane, prej të cilëve 17 315 janë shtetas të huaj.
Këto të dhëna zyrtare kanë vënë në alarm Garantin Kombëtar për të drejtat e personave të privuar nga liria personale, Mauro Palma i cili sinjalizon se ditë pas dite po verifikohet një rritje e numrit të të burgosurve e një mbipopullim i burgjeve italiane jashtë kapacitetit të tyre mbajtës që përgjithësisht është 50 mijë vende.
Në fazën më akute të emegjencës pandemike, burgjet italiane regjistruan një reduktim të numrit të tyre e shifrat e fundit sinjalizojnë se po rikthehen në tendencën e mbipopullimit e që sipas Garantit Mbrojtës të të burgosurve, “duhet të jetë nën vëmëndjen e autoriteteve përgjegjëse.”

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...




































