Lajme

I mbijetuari i zjarrit në Londër: Ishte sikur në filma horror

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 14 June 2017

Një banor i ndërtesës shumëkatëshe në Londër “Grendfell Tower” e ka përshkruar zjarrin e tmerrshëm që e ka kapluar të tërë ndërtesën si skenë nga filma horror.

Michkey ka thënë se e kishte mbeshtjellur të bijën e vet me një rrobë dhe ka ikur nga banesa e tij për t’i shpëtuar zjarrit, transmeton Express.

“Ishte sikur në filma horror,” ka thënë Mickey.

-Advertisement-

Më shumë se 200 zjarrfikës janë në vend të ngjarjes duke e fikur zjarrin, ku mendohet se jetojnë qindra njerëz.

Mediat në Britani kanë raportuar për të vdekur. Ndërsa është konfirmuar se deri tani janë dërguar në spital 50 persona./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera